kalimah.top
a b c d e f g h i j k l m n o p q r s t u v w x y z 0 1 2 3 4 5 6 7 8 9 #

c-style music - shpresë كلمات الأغنية

Loading...

c_style _ shpresë

vargu 1

eci rrugës në turmat qëndroj
vështroj fytyrat e tyre dhe shpresë nuk shikoj
nga pamja duken cool
sikur cdo gjë po shkon mirë
por njeriun ta gjykosh nga pamja e jashtme nuk është mirë

të rinj që ecin pa qëllim, pa drejtim
duan t’tregojnë që kanë vlerë
bëjnë cdo gjë për këtë qëllim
vemendje ata kërkojnë, dashuri dhe pranim
por sa më shumë mbushen
ndihen prap bosh si në fillim

fytyrën e një të moshuari unë vështroj
rrudhat që ka në ballë
për vuajtjet më tregojnë
mendoj:
“çfarë kanë parë ata sy në k’të vend kur ushtria serbe masakroi në vitin 99?

zemra më dhëmb, as mund ta imagjinoj
nga sytë me dalin lot
veç kur e mendoj
shpirti i këtij populli ka një plagë të th_llë
po kërkojnë për pak shpresë
por ende s’po e gjejnë

refreni
hej, me thuaj ku të shkoj?
më thuaj si t’ja bëj
shpresë ku të kërkoj?
kur asgjë s’ka kuptim
në vuajtje e në mundim
si t’ja bëj shpirti im?

dëgjo, të kuptoj miku im
jeta imе ka qënë në kryqëzim
pa kuptim dhe drejtim
por duhet t’bеsosh
që ka shpresë dhe ja vlen të luftosh
ngrije kokën lart!

vargu 2
shoh njerëz të zhgënjyer
nga liderat që kanë
padrejtesi dhe korrupsion mund të shohësh nga cdo anë
përpiqen të punojnë
për familjen t’sigurojnë
por ato pak monedha
për të jetuar nuk mjaftojnë
cfarë të bëjnë, ku të shkojnë
t’marrin atë që kanë nevoj kompromis ata bëjnë
e shohin si shpëtim të largohen nga ky vend
se në gjermani ose zvicer
të j_pin atë që meriton. jo!

hey jo mos u largo
e di që s’ke më shpresë por
mos u largo
nëse e do k’të vend dhe e quan atdheun tënd
duhet të qëndrosh dhë ndryshimin ti të bësh

të jetosh me ndershmëri, me drejtësi
të ngresh zërin për të shtypurin
të ndash pak dashuri
nëse do n’k’të vend
ndryshimin ti t’shikosh
cdo gjë nis nga ty
tani është koha të fillosh!

refreni (2x)
hej, me thuaj ku të shkoj?
më thuaj si t’ja bëj
shpresë ku të kërkoj?
kur asgjë s’ka kuptim
në vuajtje e në mundim
si t’ja bëj shpirti im?
dëgjo, të kuptoj miku im
jeta ime ka qënë në kryqëzim
pa kuptim dhe drejtim
por duhet t’besosh
që ka shpresë dhe ja vlen të luftosh
ngrije kokën lart!

vargu 3
por unë e di
ku shpresë mund të gjej
për të jetuar në këtë botë
dhe atë përtej
aty ku marr forcë, aty ku gjej qëllim
aty ku shpirti ngushëllohet
kur gjendet në trishtim

jam i sigurt në duart e atij
që lavdinë e tij la
dhe për t’marrë mëkatin tim
jetën e tij ai dha
ai që mposhti vdekjen është zoti im
jezusi është i vetmi zot
te ai gjejmë shpresë dhe shpëtim!

ngrije kokën lart!

كلمات أغنية عشوائية

كلمات الأغاني الشهيرة

Loading...